Maqedoni

Nebiu: Po të ishte “Ballkani i Hapur” ide e sinqertë, do duhej të udhëhiqet nga Turqia e jo nga Serbia

Në kohën kur nuk kanë të ndalur debatet rreth Ballkanit të Hapur, me një tezë mjaft interesnate është paraqitur opinionisti shqiptar nga Shkupi, Besim Nebiu.
Sipas Nebiut, po të ishte ide e sinqertë, më e logjikshme do të ishte që kjo iniciativë të udhëhiqej nga Turqia, se nga Serbia.
“Në parim, nëse Ballkani i Hapur do të ishte ide e sinqertë për aleancë të qëndrueshme ekonomike-kulturore të shteteve të refuzuar ma nga BE-m, duhej të udhëhiqet nga Turqia e jo nga Serbia”, shkruan Nebiu.

Politikanë shqiptarë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut edhe më tej vazhdojnë të paraqiten krah për krah Vuçiqit gjatë vizitave në monumente fetare dhe kulturore, duke i dhënë mbështetjen e parezervë në idenë e “Ballkanit të Hapur”. Ata përpiqen që këtë ide opinionit shqiptar tia kamuflojnë si iniciativë evro-integruese.
Mirëpo një dritë të re rreth “Ballkanit të Hapur” ka sjellur ish ambasadori shqiptar në Shkup, Shaban Murati.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Murati ka zbuluar se të gjitha dokumentet për takimet e “Ballkanit të Hapur” i përgatit Mjnistria e jashtme serbe.

“Në 2017 në një intervistë me mediat amerikane presidenti Vuçiç, i pyetur nga gazetari amerikan, deklaroi se hapur se “zona ekonomike ballkanike perëndimore është rilindja e Jugosllavisë plus Shqipërinë”. Këtë e keni në median amerikane Politiko.com në vitin 2017. Thuhet se edhe palët e tjera janë propozues, por propozuesi është thjesht Serbia. Të gjithë dokumentet e Ballkanit të Hapur, që nga Novi Sadi në 2019 e deri tani, i përgatit ministria e jashtme e Serbisë. Nuk ka zënë kapitull as ministria e jashtme e Maqedonisë së Veriut as ministria e jashtme e Shqipërisë. Ministria e jashtme e Shqipërisë duhet të kishte disa parametra për t’u shqyrtuar: së pari; Ç’duhej një nismë e re rajonale, kur kanë dështuar dhjetë nisma të tjera rajonale? Ç’duhej një nisme rajonale pas procesit të Berlinit? Ne kemi Procesin e Berlinit, një nismë gjermane me angazhimin e kancelares gjermane, me një fuqi ekonomike të jashtëzakonshme europiane dhe e cila kishte marrë përsipër pikërisht krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Madje edhe në 2020, kur u bë samiti i Ballkanit perëndimor nga Bashkimi Europian në Sofie, theksohet e zeza mbi të bardhë, se objektivi është krijimi i tregut të përbashkët rajonal. Atëherë, ç’është ky treg i ri, që na propozon befas Serbia?! Që në mbledhjen themeluese presidenti Vuçiç dhe kryeministri Rama theksojnë me forcë vet ata, që këtë nismë e bëjnë pa sponsorizimin dhe pa mentorët europianë, të shkëputur prej tyre. E dyta që është më e rëndësishme në aspektin shtetëror dhe kombëtar: si mund të pranojë Shqipëria të hyjë në një nismë të ngushtë subrajonale ndërkohë që Serbia nuk njeh Kosovën. Serbia ka deklaruar hapur që në nismën Open Balkan Kosova do të vijë si provincë. Kështu shkruhet në dokumentet zyrtare serbe. Shqipëria që është shteti amë, kështu nuk është as amë as njerkë, derisa pranon të hyjë në këtë nismë serbe, në kohën që Serbia nuk njeh Kosovën. Çfarë është kjo nismë, që ka pesë shtete dhe një provincë?!”, pyet Murati.