Këta janë pesë kandidatët për Kryetar të degës së Aleancës për Shqiptarët në Gostivar
Pas mbylljes së konkursit për kandidatë për kryetarë të degëve të Aleancës për Shqiptarët, dega e Gostivarit është bëra një nga degët me interesim më të madh. Në këtë qytet kanë garuar pesë kandidatë, me përgaditje të ndryshme profesionale dhe përvoja politike, njofton in7
Berat Jakupi
I diplomuar në Fakultetin e Edukatës Fizike në Universitetin Tetovës. Aktualisht punon si mësimdhënës në shkollën fillore “Bashkimi” në Tetovë, ndërsa 22 vite është si sportist aktiv në karated dhe trajner profesionist i klubit të karatesë “Asiart” të Gostivarit.
Fitues i shumë çmimeve në fushën e sportit si brenda Maqedonisë, në rajon dhe në botë. Aktivist dhe anëtare e ASH-së që nga viti 2015.
Gazmend Abdija
I diplomuar në Fakulteti Filologjik katedra gjuhë dhe letërsi gjermane në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Nga viti 2003 është i angazhuar si Profesor i gjuhës dhe letersisë gjermane në Gjimnazin “Pançe Popovski” në Gostivar. Bashkëpunetor gjyqësor – përkthyes/interpretues ne Gjykatën e shkallës së parë në Gostivar. Gjithashtu është dhe Kryetar i Klubit te hendbollit ”JEHONA” Gostivar. Antarë dhe aktivist i Aleancës për Shqiptarët nga viti 2015 ka qenë i angazhuar si Anëtar i komisionit të kuadrove, në degën e ASH-së në Gostivar si dhe ka qenë kandidat për deputet i njësisë zgjedhore 6 në zgjedhjet parlamentare të 2020.
Isak Lazami
I diplomuar dhe magjistër në drejtimin e administratës publike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Lazami ka qenë udhëheqës sektori dhe planifikim në Ministrinë e Mbrojtjes nga viti 2007-2013 Këshillit si nga viti 2017-2021 Drejtor i ndërmarrjes publike “Komunalec” në Gostivar. dhe bartës i listës për këshilltar të PDSH-së në zgjedhjet lokale të vitit 1996 dhe 2000. Nga viti 2016 është anëtar dhe aktivist i Aleancës për Shqiptarët ndërsa nga periudha 2017 -2021 ka qenë sekretar i degës së ASH-së Gostivar.
Lulzim Dalipi
I diplomuar në Fakulteti Filologjik katedra gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tetovës. Magjistër i shkencave bashkëkohere – Diplomaci. Ka punuar si referent nga viti 2005-2008 në Fondin Pensional – Invalidorë në Shkup. Në të njëjtin institucion ka qenë dhe kryeshef në departamentin për zgjidhje të lëndëve të shkallës së parë di dhe udhëheqës i FonditPensional – Invalidorë në Shkup. Anëtar i ASH-së është pjesë që nga themelimi.
Naim Islami
I diplomuar në Drejtësi në në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ka punuar si jurst në ndërmjarrje sigurimesh nga viti 2008-2010 ka qenë i angazhuar si jurist në ndërmarrjen publlike komunale të Gostivarit. Nga viti 2012 e deri me sot udhëheq me zyrë avokature të tijën në qytetin e Gostivarit. Anëtarë i ASH-së që nga viti 2016.
Ndryshe, ditë më parë, komisioni partiak i përbërë nga kryetari i partisë Ziadin Sela, sekretarja gjenerale Vjollcë Berisha dhe sekretari organizativ, Elmi Aziri, kanë intervistuar të gjithë kandidatët të cilët kanë prezentuar programet e tyre për udbëheqjen e degës. Pas kësaj faze, komisioni do të bëjë përzgjedhjen e kandidatit të cilun do t’ia propozojë Kuvendit të degës. Anëtarët e Kuvendit të degës së ASH-Gostivar do ta shqyrtojnë kandidaturën dhe do të votojnë për të njëjtin në mbledhjen e veçantë.
Aleanca për Shqiptarët për herë të parë filloi praktikën e zgjedhjes së kryetarëve të degëve me konkurs. Në shpalljen publike që zgjati një javë, kandidatët e interesuar duhej paraqesin kandidaturën, biografinë dhe programin për udhëheqjen e degës gjatë mandatit katërvjeçar. Kandidati i përzgjedhur nga komisioni qendror duhet më pas të miratohet edhe nga Kuvendi i degës./in7.tv/