Sondazh: Ministri shqiptar më i suksesshmi në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut (Dokument)
Janë publikuar detaje të reja nga anketa e porositur nga MCMS dhe Tv Telma dhe e realizuar nga M Prospect. Sipas kësaj ankete, qytetarët e kanë veçuar ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali si ministër që ka realizuar më së shumti nga ajo që ka premtuar. Sali dhe Ministria e Shëndetësisë janë në vend të parë me 8.0 për qind, kurse në vend të dytë është sektori Mbrojtje dhe Siguri, që përfshin Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes me 7.8 për qind.
Pas tyre vjen Ministria e Ekonomisë me 6.4 për qind, Arsimi dhe Shkenca me 5.9 për qind, Bujqësia me 5.4 për qind, Financat me 5.3 për qind, ministria e Punës dhe Politikës Sociale me 5.2 për qind, e keshtu me radhë.
Rezultatet e plota mund t’i shikoni në grafikonin më poshtë, kurse radhithja e ministrit Sali në kreun e listës së ministrave më të suksesshëm në 100 ditët e para tregon se ai me sukses është duke konsoliduar këtë resor, që kaloi një periudhe mjaftë të vështirë.
Ky rezultat ka peshë edhe më të madhe për shkak se është arritur në kohën kur anketa tregon rënie të perceptimit të përgjithshëm pozitiv te shumica e të anketuarëve.