Edi Rama e bëri kryetar bashkie, Italia e arrestoi Agim Kajmakun me 20 kg kokainë
Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane pasi ishte vënë nën vëzhgim prej gati dy muajsh nga një njësi e specializuar në luftën ndaj narkotikëve.
Sipas burimeve nga policia shqiptare, Kajmaku është arrestuar më 27 Maj me 20 kg drogë që dyshohet të jetë e llojit kokainë. Ai u kap në zonën e San Benedetto del Tronto, së bashku me nipin e tij. Lënda narkotike ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte të njohur nga Grottamare. Karabinierët vunë re një furgon aty pranë dhe identifikuan dy shqiptarë, të cilët i ndoqën. Sasia e drogës nëse do hidhej në treg do të kapte vlerën e 1 milion eurove.
Dyshohet se Kajmaku dhe nipi i tij u denoncuan nga pronari i fidanishtes, i cili kishte vënë re ndryshimin që dajë e nip u kishin bërë vazove për të fshehur lëndën narkotike. Ata mbaheshin nën vëzhgim prej 8 muajsh.
Agim Kajmaku u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Vorës që mori në 30 Qershor 2019, pasi nuk deklaroi një procedim penal në Greqi. Ai u arrestua në 2020 në një spital i shtruar pasi vuante nga probleme shëndetësore. Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për ish-numrin një të Bashkisë së Vorës, nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Klan News