Kryeministri i “Bullgarisë Perëndimore”: Ndërhyrja e Ramës shkakton reagime të opozitës
VMRO-DPMNE: TË DORËHIQET KOVAÇEVSKI, NËNÇMOI MAQEDONINË
VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqje dhe kërkimfalje nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, siç thonë përmes komunikatës, “nënçmimit që ia ka shkaktuar Maqedonisë”.
“Dimitar Kovaçevski nuk e mbron, por e shet identitetin dhe Maqedoninë. Tjetër flet para kamerave, kurse pas tyre shohim se si qeshet dhe miraton që të quhet Bullgaria Perëndimore”, reaguan nga VMRO-DPMNE
Shkak I reagimit të opozitës është një video-xhirim I publikuar në rrjetet sociale nga Samiti I së Premtes i Shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit për Bashkëpunim në EJL, në organizim të Kryeministrit grek Kirjakos Micotakis në Selanik.
Derisa Micotakisi ia prezanton Kovaçevskin, Kancelarit gjerman Olaf Sholc, si Kryeministër I RMV-së, kycet Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke thënë se është “Kryeministër i Bullgarisë së ardhshme Perëndimore”. Ndërhyrja e Ramës ka shkaktuar qeshje tek të gjithë, duke llogaritur edhe Kryeministrin Kovaçevski. /KlanMacedonia/