Maqedoni

Mërgimtarët në Itali shprehin mirënjohje për aktivitetin e ministrit të diasporës, Xhemail Çupi

Në Itali, si Ministër i angazhuar për diasporë, ministri Xhemail Çupi vizitoi katër qendra kulturore fetare që janë tepër aktive, kanë programe të bujshme atje dhe janë të pranuar dhe të integruar në shoqërinë vendase.
“Falënderoj për pritjen madhështore imamët dhe antarët e tyre, mes tyre Emro Ajdarovskin nga “Ass-Culturale Most – ilPonte” në qytetin Asolo, Avni Nurcevskin të “Centro Islamico Culturale Emanet”, në qytetin e Susagana, Gazment Agushi nga “Makedonski Kulturen Islamski Centar Most” dhe Dr. Reshat Ibishin nga “Centro Islamico Culturale in Italia – Xhamia Nur-Drita” në komunën e Casaloldo (Manitoba) që është njëkohësisht edhe Selia qendrore e Bashkësisë Fetare Islame të Italisë”, deklaroi ministri Çupi pas takimeve të realizuara.

Mërgimtarët tanë kanë shprehur mirënjohje për aktivitetin e palodhshëm të ministrit Çupi.

“ Falenderojmë Ministrin e Diasporës Dr. Xhemail Çupi për vizitën që ia bëri Qendrave Tona dhe të BFI – ITALI Bashkësia Fetare Islame ne Itali”, deklaroi dr. Reshat Ibishi, kryetar dhe imam në “Centro Islamico Culturale in Italia – Xhamia Nur-Drita” në komunën e Casaloldo (Manitoba) që është njëkohësisht edhe Selia qendrore e Bashkësisë Fetare Islame të Italisë.