Maqedoni

Ish-shefi i inteligjencës ukrainase është arrestuar në pikën kufitare me Maqedoninë! (Foto)

Ish-zëvendës Shefi i Shërbimit të Sigurisë ukrainase Andriy Naumov është arrestuar në Serbi nën dyshimin për pastrim parash.

Lajmin e bëri të ditur gazeta “E Vërteta Ukrainase”, duke cituar burimet e saj.

Rojet kufitare, shkruan botimi ukrainas, kanë ndaluar në pikën kufitare të Preshevës një veturë BMW.

Kjo e fundit, drejtohej nga shtetasi gjerman Alexander Akst, 36 vjeç. Naumov ishte në makinë me të.

Pas kontrollit në makinë, policia gjeti të padeklaruara 607 mijë e 990 euro, 124 mijë e 924 dollarë dhe dy smeraldë.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ai ka qenë duke hy nga Maqedonia në Serbi, ose ka tentuar të kalojë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, transmeton Almakos.

Të dy personat u ndaluan nga policia e Nish-it nën dyshimin për pastrim parash.

Naumov drejtonte Departamentin Kryesor të Sigurisë së Brendshme të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës nga viti 2019 deri në korrik të vitit 2021.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i hoqi gradën Gjeneral Brigade dhe Shef i Drejtorisë kryesore të Sigurisë së Brendshme – Andriy Naumov – gjatë muajit mars.

Ai u largua jashtë Ukrainës disa orë para pushtimit të plotë të ushtrisë ruse më 24 shkurt.

Aktivitetet e tij aktualisht po hetohen nga policia vendase nën nenin “tradhti”. /Albanianpost.com