Maqedoni

Scholz në Greqi! I bashkon Osmanin, Vuçiqin, Kovaçevskin dhe Ramën në një tavolinë

Kancelari gjerman Olaf Scholz pas vizitës së sotme në Kosovë dhe në Serbi, vizitën në rajon e ka vazhduar në Greqi, përcjell TV21. Scholz ka marrë pjesë në darkën e punës me pjesëmarrësit në Samitin e SEECP, gjegjësisht procesin e bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, ku nikoqir është kryeministri grek Kiriakos Micotakis.

Në darkë janë prezent presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ky i fundit gjatë ditës së nesërme edhe zyrtarisht do ta pres për vizitë në Shkup kancelarin gjerman, Olaf Scholz.