Ligji për financimin e partive politike nuk lejon shpenzimin e mjeteve buxhetore
Shkruan: Bujar Bajrami
Ligji për financimin e partive politike nuk lejon shpenzimin e mjeteve buxhetore (të cilat ndahen nga shteti për partitë politike) për evente dhe çështje që nuk lidhen me funksionimin dhe organizimin e mbrendshëm të partisë.
Pra, paratë e derdhura për koncertin famoz që organizon BDI duhet të kenë ardhur nga kanale të tjera (legale ose ilegale) në formë donacionesh. Nëse është ashtu, atëherë duhet të shihet se kush janë ata oligark që derdhin shuma të majme parashë për festën e një partie politike dhe cilat janë lidhjet e tyre me po të njëjtën.
Përderisa për një festë absurde derdhen qindra mijëra euro të cilave nuk u dihet burimi, besoj se e kuptoni se sa para derdhen për të mbajtur pushtetin të cilin e kanë shëndrruar në mekanizmim kryesor për të përmbushur interesat personale.
Sot, BDI nuk do të duheshte të festojë përvjetorin e ekzistencës së vetë, por duhej të organizonte një event ‘përkujtimor’ për të gjithë ata shqiptarë që frymojnë të vdekur rrugëve të Evropës, e për të gjithë ata shqiptarë të tjerë që çdo ditë përballen me vdekjen nga mungesa e bukës së gojës.
Ky koncert do të mbahet mend si koncerti i turpit, që tall në mënyrë poshtëruese secilin që në mbrëmje nuk ka çka të shtrojë në sofër, e që detyrohet të pres rradhë nëpër ambasadat e huaja për tu larguar nga ky vend i kontaminuar deri në palcë nga hajdutët e politikës.