Koordinatori i Lëvizjes Atdhetare “Krahët e Shqipes” përfundoi turneun në Kosovë, gati Konferenca mbarëshqiptare në Londër
Më datë 25.05.2022, Altin Disha, kordinatori i Lëvizjes Atdhetare “Krahët e Shqipes” me seli në Londër, përfundoi turneun dy ditor me aktivist të devotshëm të cështjes kombëtare në Prishtinë.
LAKSH-ja, në mënyrë hipotetike, paraqet një lokomotivë e cila është duke u stërmbushur me vargoj nga të gjitha trojet arbërore, me destinacion arritjen në Londër për ta inicuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të marrë shekuj më parë në Londër mbi coptimin e trojeve shqiptare. Pra, qëllimi i kësaj lëvizjeje është dhënja e dritës jeshile për ribashkimin e trojeve arbërore, respektivisht korrigjimin e padrejtësive.
Në mbledhjen e sotme morën pjesë aktivistët: z. Altin Disha, z. Ramiz Tafilaj, prof. Sabri Kadriu, z. Rexhep Kastrati, prof. Qazim Namani, z. Muhamet Tafilaj, z. Mzyafet Muharremi, prof. Jusuf Buxhove, z. Jahir Bejta, edhe Zoti Esat Shala
Z. Altin Disha, në ekspozen e dhënë, i njoftoi të pranishmit mbi aktivitetin drejtë përgatitjes pothuaja se finale për mbajtjen e Konferences në Londer. Z. Disha apostrofoi kontaktet e shumta me njërz me ndikim gjithandej dhe premtimet e dhëna për përkrahjen e synimeve të Konferncës, gjë që i inkurajoi të pranishmit për shtim të aktivitetit të mëtutjeshëm.
Pas marrje së fjalës prof. Sabri Kadriu, prezantoi disa libra të tij shkencorë mbi ekonominë, si shtylle kreyesore per zhvillimin e ekonimik së shtetit. Per fjalë, u paraqitën edhe prof. Qazim Namani, prof. Jusuf Buxhovi, z. Myzafer Muharremi dhe z. Jahir Bejta . Diskutimi i fjalëmarrësëve ndërlidhej me përgatitjet e duhura për një Konferencë të sukseseshme. Z. Ramiz Tafilaj, gjatë diskutimit u përqendrua tek sigurimi i mjeteve financiare të nevojshme per zhvillimin e aktiviteteve dhe mbajtjen e konferencës.
Ne fund koordinatori z. Altin Disha konstatoi se tani, turneu i aktivitetit do të vazhdohet në Tiranë, Shkup Preshev Bujanovc Medvegj Ulqin , dhe më gjerë, duke perfunduar se aktivitetet po vejne mbare dhe se përgatitjet për Konferencën e Londrës janë në përmbyllje e sipër.