Maqedoni

Interpelanca: Kovaçevski – deputetët e LSDM-së të votojnë sipas bindjes së tyre

MICKOSKI: XHAFERI NUK ËSHTË NAIV, PRAPA PRIMITIVIZMIT KA QËLLIME

Kryeministri dhe Lideri I LSDM-së, Dimitar Kovacevski, u ka bërë thirrje deputetëve socialdemokrat që të votojnë sipas bindjeve të tyre në interepelancën për Kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Seaca mbahet më 6 Qershor. Ndërkohë, kreu I opozitës Mickoski, thotë se sjelljet e Xhaferit kanë për qëllim të shkaktohet ndonjë incident, raporton KlanMacedonia.

Kreu i socialdemokratëve u bën thirrje deputëve të LSDM-së që në seancën për interpelancën ndaj Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi të votojnë sipas bindjeve të tyre. Ai thekson se ata duhet vetë të vlerësojnë nëse Talat Xhaferi e ka shkelur ose jo kodin etik të sjelljes.

”Ata duhet të votojnë në pajtueshmëri me përcaktimet e kodit etik dhe në pajtueshmëri me ligjin.” – tha Kovacevski.

Seanca e komisionit për çështje të rregullores, imunitetit dhe mandatit, është caktuar për më datë 6 qershor, ndërsa iniciativa është ngritur nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare, të cilët edhe gjatë ditës së sotme kanë akuzuar Xhaferin për sjellje primitive në Kuvend. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski theksoi se Xhaferi është primitiv por nuk është naiv dhe se prapa këtyre sjelljeve fshihet qëllimi për shkaktimin e një incidenti që ngjan me 27 prillin e vitit 2017.

“Për fat të keq kryeparlamentari është plot primitivizëm dhe kjo vërtet ndikon në mënyrë frustruese tek të gjithë qytetarët. Por më duhet ta them se nuk është naiv, sepse ai primitivizëm ka një qëllim, e ai qëllim është të shkaktojë inicident që ngjan me 27 prillin…Duhet ta dijnë ata skenaristë dhe organizatorë se VMRO-DPMNE është shumë më me përvojë, dhe VMRO-DPMNE është shumë më e organizuar, dhe VMRO-DPMNE nuk ka për qëllim ta vazhdojë këtë agoni në Maqedoni. Dhe nuk do të lejojmë që të përsëriten ngjarjet nga e kaluara, me të cilat do ti jepnim frymë artificiale, këtyre presonave primitivë që për momentin janë në pushtet.” – deklaroi Mickoski nga VMRO-DPMNE.

Iniciativa për interpelancë ndaj kryeparlamentarit Xhaferi, vjen nga ana e VMRO-DPMNE-së, pas publikimit të audio inçizimit ku dëgjohen fyerje dhe sharje të Xhaferit drejtuar shërbimeve të Kuvendit, si dhe pas mbylljes së deputetëve në sallën plenare, me kërkesë të kryeparlamentarit. Ky I fundit theksoi se mbylljen e dyerve, nuk ka shkelur rregulloren, ndërsa as me fyerjet dhe sharjet nuk ka shkelur kodin etik të sjelljes. Arsyetohet se ka reaguar ashtu ndaj papërgjegjësisë së shërbimeve. /KlanMacedonia/