Maqedoni

Maji çdo vit na sjell kujtimet edhe për dëshmorin Agim Rufati nga Sllupçani

Muaji maj sjell përkujtime për shumë lufta dhe beteja të lavdishme të vitit 2001. Poashtu na sjell kujtimet edhe për dëshmorët që dhanë jetën e tyre për të mbetur pjesë e përjetësisë.

Njëri prej tyre, që në altarin e lirisë ra në muajin maj është edhe dëshmori nga Sllupçani:

AGIM RUFATI
(DUA QË ATDHEU TE NA DOJË AQ SA NE E DUAM ATË)

Agim Rufati ka lindur më 01.08.1960 në fshatin Sllupçan. Prinderit e Agimit: babai
Çelebiu dhe nëna Refikja, patën 5 fëmijë, kurse Agimi ishte femiu i tretë në mesin e tyre.
Shkollën fillore e kreu në vendelindje, shkollën e mesme e filloi në Kumanove dhe ende pa e perfunduar vitin e parë, per shkak te mos njohjes së gjuhës Maqedonase u transferua ne Bujanoc, ku e kreu vitin e dytë dhe të tretë, kurse vitin e katërt e kreu dhe Diplomen e mori në qendrën e mesme shkollore ”Skënderbeu” në Preshevë.

Pasi e kreu shkollen e mesme, Agimi e shihte si nevojë që ta kryejë Sherbimin Ushtarak dhe të lirohej nga një barrë e asaj kohe, që pastaj me lehte do ta kete nxjerre Pasaporten e ne qofte se i jepej mundesia te dilte ne boten e jashtme, Sherbimin ushtarak e kreu ne Armaten e ish-Jugosllavise.

Pas shërbimit ushtarak, u regjistrua ne Fakultetin Elektroteknik në Shkup, të cilin e nderpreu per shkak te protestave te studenteve ne Kosove, sepse në Maqedoni menjëherë shpertheu një urrejtje e hapur e shovinisteve maqedonas nga Shqiptarëve.
Agimi ishte përkrahës i protestave ne Tetovë. Ku do që shpërthenin demostrata nga Studentët Ai i vlersonte si të drejta.

Për shkak të bindjeve të tij edhe ndaj sistemit komunist, qarqe të caktuara të kohës, qendrimet e tij i shikojne me nje ftohtësi.
Pasi nderpreu studimet Agimi u punesua në nje ndermarje shteterore. Punoi aty tre muaj dhe per shkak te presionit qe i benin koleget e tij maqedonas per te mos ndodhur ndonje ekces i rende e la punen dhe i’u kthye bujqësisë. Agimin pushteti komunist sa vinte dhe e izulonte edhe me teper , sepse padrejtesite shpesh a kishte thene ne fytyre atyre .
Ai asnjeher nuk kishte pranuar ti’a beje ndonje padrejtesi ndokujt ose ndonje te keqe ne emer te komunizmit.

Ai ishte njeri i mirë me plotkuptimin e fjalës. Deri ne vitin 1990 Agimi punoi tokën e tij në Fshatin Sllupçan. Ashtu e ka bujqësia, punon shumë, fiton pak.
Verejti edhe ketu se bujku eshte i shtipur , dermohej duke punuar e nuk shperblehej .
I deshpruar Agimi kishte dalur ne boten e jashtme Austri dhe në Zvicër, ku punoi kater vite dhe u kthye perseri në shtëpi.
U martua dhe vazhdoi jeten ne shtepin e tij , ” I’u kthye jetes se një bujku.

Familja e Agimit përveç që ishte një familje puntore dhe e vyeshme, ishte familje qe e donte arsimin.
”Agimi edhe si fëmijë ishte i shoqerueshem dhe i dashur me shoke , e donin dhe i donte moshataret e tij” – thotë e ëma e Agimit duke shtuar: ”Agimi i donte të gjithë njerzit e mirë, ju ndihmonte pleqëve dhe fëmijëve, e një rrespekt te veçantë i kishte ndaj invalidëve”.

Familja e Agimit kishte dhënë luftëtarë edhe me parë. Të përmendim stërgjyshin e tij Rufatin, ishte një luftëtar me zë që kishte arritur deri në Jemen, kurse gjatë luftës së dytë Botrore kishte luftuar ne mbrojtjen e Sllupçanit.
Edhe Agimi sikur që ndoqi rrugen e të parëve. Kur u zhvillua lufta në Kosovë, ai e ndihmoi popullaten e Kosovës që të hynte në Maqedoni dhe gjatë asaj kohe kishte parë vuajtjet e Kosovareve dhe kishte vendosur te shkoje e t’i bashkagjitet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Duhet ndihmuar vëllezërit tanë Kosovarë”, kishte thënë asokohe Agimi.

Pas mbarimit të luftës në Kosove, Agimi kthehet në fshatin e tij të lindjes, ku vazhdoi te mbajë lidhje të vazhdueshme me personalitete të rëndësishme që punonin për kauzën Shqipetare. Me fillimin e konfliktit të Armatosur, Agimi i u bashkangjitet menjëherë radhave të UÇK-së ku dha nje kontribut te madhe ne organizimin edhe stervitjen e ushtareve ne fshatin Sllupcan edhe per suksesin qe tregoi Agimi u emërua Ndihmës Komandat Togu.
Edhe pse Agimi kishte pasur dëshirë dhe kishte kërkuar që të vishte uniformën e UÇK-së edhe me parë, ai këtë rast gezimi e priti më 2 Maj me ç’rast kishte thënë: ”Sot jam i lumtur, këto jan rrobat më të bukura që kam veshur ndonjëherë”.

Në mbrën e asaj dite, rreth orës 18, në fshatin Sllupçan u dëgjuan breshëri krismash nga armët. Kjo zonë u shpall e lirë, kjo ishte shenjë se në këtë rajon filloj Lufta.
Përgatitjet ishin bërë edhe me parë, por ate natë të gjithë banorët e Sllupcanit tërë natën ndihmuan ne pergaditjen e strehimoreve , istikameve dhe ne te gjitha rruget u vendosen barikada .
Banoret e Sllupcanit kishin vendose qe te mos perfillin ultimatumin e dhene nga Maqedonasit per te leshuar fshatin .
Ata qendruan ne fshat , keshtu ne oren 14:45 min. te 3 Majit helikopteret fluturuan mbi Sllupcan dhe i filluan bombardimet . Agimi ndodhej ne piken e tij te vendit i ashtuquajtur ” Kujria e Plake ” i cili iu kishte thene shokeve : ” Lufta filloi , fitorja do te jete e jona , kjo do te kaloje shpejte dhe pas kesaj lufte do te behet mire ” .
Ne mengjesin e 4 Majit aty rreth orese 4 Agimi se bashku me disa shoke vjen ne shtabe per te marre ushqim . Ushqimin e grumbulloi nga disa shtepi dhe aty rreth ores 10 u pershendet me familjen dhe niset ku pas disa minutash ne rruge goditet nga nje predhe e minahedhesit te armikut dhe mbetet i vrare ne vende .
Agimi ra dëshmor më 4 Maj te vitit 2001 duke lene gruan dhe kater femije : Flutura 7 vjeçare, Mimoza 5 vjeçare, Arlindi 4 vjecare dhe Herolindi 8 muajsh.
Agimi u varros me 5 Maj te vitit 2001 ne Likove ne pamundesi per ta verrosur ne Sllupcan nga granatimet e pa nderprera , ate e verrosen ushtarët, shokët e tij.
Famijet e tij pyesin cdo dite pse babi yne ende nuk vjen , lufta ka mbaruar thone ata luften e fituam ku rri ai tash , ne na ka mare malli per ate dhe ate e ka mare malli per ne , pergjigjen e marrin nga te rriturit ” Sepse Babai i tyre eshte duke luftuar ende”.
Femijet e Agimit babene e tyre do ta gjejne ne histori ne kenge poezi sepse Agimi ashtu si shume deshmore te kombit do te jene gjithmone të Pavdekshëm.

SHËNOI:
FATBARDH RUFATI