Pas një kohe të gjatë paraqitet ish gjenerali Gëzim Ostreni
Forumi Politik i Ballkanit sot në datë 20 Maj 2022 në ambientet e rezervzara të Banjava Capa në Dibër organizojë ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe certifikatave të nderit për personalitet e redhës për kontriburin e tyre për pjesëmarrje dhe organizim në rezistencat e armatosura në Ballkan dhe për kontriburin e tyre për paqë dhe siguri në Ballkan.
Dekorata dhe Çertifikata ju nda Gjeneral Gëzim Ostrenit si një ndër udhëheqësit e rezistencës së armatosur në vitin 2001 në UÇK, në RMV dhe për kontributin e tij të rëndësishëm në paqë, gjithashtu edhe z-ti Vait Ajro si pjesëmarrës në rezistencën e armatosur në vitin 2001 në UÇK, në RMV dhe kontributi i tij në paqë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Forumit politik ne Ballkan z-ti Guri Peja dhe Kryetari i Komunës së Dibrës z-ti Hekuran Duka si dhe anëtare dhe pjesëmarrës të tjerë. Në ceremoni ndër të tjerat u referua dhe u diskutua kontributi i rëmdësishëm i personaliteteve te dekoruar në këtë rast, për paqë dhe siguri në Ballkan, duke potencuar se nevoja për paqë paraqet nevojën për vigjilencë dhe bashkëpunim në sigurinë e rajonit dhe më gjerë, për mbojtjen e të drejtave të njeriut me barazi dhe drejtësi në komunitet.