Ministri Sali me lajm të mirë: Në korrik rriten rrogat për të punësuarit në shëndetësi
Minisitri i Shëndetësisë Bekim Sali paralajmëroi paga më të larta për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë që nga muaji korrik
“Kemi formuar grup pune, të cilët po përgatisin ligj të ri për motrat medicinale. Me propozim të shoqatës së motrave medicinale, ne e morëm atë draft tekst që ata e kanë përgatitur dhe të punësuari tanë në Ministri për punë juridike, me ata po koordinohen për punën e mëtutjeshme rreth këtij ligji.
Në kontunitet ne punojmë per kushtet me te mira për punë si për motrat medicinale njejtë për të gjithë te punësuarit në shëndetësi. Në muajin korrik presim rritje të pagave e cila është në përputhje me rritjen graduale të pagave në përputhje me sindikatin e shëndetësisë dhe të gjitha sindikatat e tjera, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
Duke e rrezikuar jetën e tyre, infermieret janë në linjën e parë të frontit me pandeminë COVID-19 duke luftuar për jetën e të gjithëve.
Ato janë engjëjt tanë mbrojtës, të cilët luajnë rol vendimtar në kujdesin për secilin pacient, ka shkruar Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali me rastin e Ditës Ndërkombëtare të infermierëve.