Sela: PizzaMani i BDI-së, bëhet zv/drejtor i Llotarisë dhe financon portale partiake
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka akuzuar sot BDI-në se po tenton të ngulfat mediat e pavarura dhe nga ana tjetër financon portale partiake me para të qytetarëve.
Ai tha se një aktivist që barte pizza për deputetët e BDI-së, tani është emëruar zv/drejtor i Llotarisë dhe me paratë e llotarisë financon portale në shërbim të partisë. Raporton News33.tv
“Është shqetsuse edhe tendencat tjera, të cilat ne i shohim nga ana e po këtij subjekti politik, i cili mundohet dhe vazhdimisht blen disa mediume, nëpërmjet parave të qytetarëve, nëpërmjet njerëzve që deri dje ishin picamenët e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe sot janë zvëvendës drejtora të llotarisë së maqedonisë dhe shihni shumë portale të cilat janë të orientuara vetëm për të goditur opozitën, vetëm duke i bërë PR BDI-së, do ti gjeni edhe përgjigjet se kush janë këto mediume të cilët janë në shërbim 24 orë të rregjimit, të asaj partie politike e cila ka ngulfatur lirinë e shprehjes, dhe që vazhdon e ngulfat akoma më tepër lirinë e shprehjes” -tha Sela/News33.tv/