Bekteshi nesër në Sofje, në takimin Ministror për Bashkëpunim Rajonal dhe Siguri Energjetike
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të enjten (05.05.2022) do të marrë pjesë në takimin Ministror për Bashkëpunim Rajonal dhe Siguri Energjetike, Diversifikimin dhe Tranzicioni i Gjelbër, që do të mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë.
Në takimin ministror të organizuar nga Ministria e Energjetikës e Bullgarisë, përveç ministrit Bekteshi dhe nikoqirit, ministri i Energjetikës i Bullgarisë, Aleksandar Nikollov do të marrin pjesë edhe Dite Jorgensen, Drejtor Gjeneral i drejtorisë për Energjetikë në Komisionin Evropian (DG ENER), Konstantinos Skrekas, ministër për Energjetikë dhe Mjedisit i Greqisë, Virgil Daniel Popesku, ministër për Energjetikë i Rumanisë, Zorana Mihajloviq, zëvendëskryeministre dhe ministre e Minierave dhe Energjetikës së Serbisë, Parviz Shahbazov, ministër për Energjetikë i Azerbejxhanit, German Gallushenko, ministër për Energjetikë i Ukrainës, si dhe Alparslan Bajraktar, zëvendësministër për Energjetikë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë.
Në këtë ngjarje fjalë do të ketë edhe kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Në takimin ministror, ministrat e vendeve të rajonit me përfaqësuesit nga Bashkimi Evropian do të diskutojnë për siguri energjetike, nevoja për një përgjigje urgjente ndaj ndërprerjes së furnizimit me energji si pasojë e krizës në Ukrainë, si dhe projekte afatgjata dhe synime strategjike për siguri më të madhe energjetike dhe furnizim me energji në rajon.