Maqedoni

Sali: Në vendin tonë 80 deri 100 mijë persona të sëmurë nga astma

Dita Ndërkombëtare e Astmës, sipas kalendarit të OBSH-së, këtë vit shënohet më 3 maj. Bëhet fjalë për sëmundje serioze kronike që arrin deri në 300 milionë pacientë në mbarë botën të të gjitha grupmoshave.

Numri i të sëmurëve në shtetin tonë është nga 80 në 100 mijë dhe vazhdimisht është në rritje, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

“Një nga qëllimet tona kryesore është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe mbrojtja e shëndetit tonë me barna cilësore dhe të përballueshme, që ofrojnë rezultat më të mirë në trajtimin e pacientëve me astmë dhe sëmundje kronike të mushkërive”, deklaroi Sali.