Maqedonia e Veriut në vendin e 57-të për nga liria e mediave për vitin 2022
Është publikuar raporti më i ri nga “Reporterët pa kufij” në lidhje me indeksin botëror të lirisë së mediave për vitin 2022. Maqedonia e Veriut në vendin e 57, ndërsa shteti i Serbisë është ranguar si shteti më i dobët për lirinë e mediave nga të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, edhe përkundër faktit që ka një ngritje për 14 vende, përsëri e ka siguruar vendin e 79-të, kategorizuar si një ndër “vendet problematike”.
Kroacia ndodhet ne vendin e 48, e cilësuar si një ndër pozitat “e kënaqshme”, ndërsa Sllovenia në vendin e 58, Mali i Zi në vendin e 63-të si dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 67, kategorizime këto si “vende problematike” për informim të drejtë. Në raport theksohet se vetëm Shqipëria ndodhet në pozitë akoma me katastrofike se ish vendet e Jugosllavisë, duke u ranguar në vendin e 103-të, akoma më keq se Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij raporti publikuar nga Reporterët pa kufij, potencohet se në botën mediatike vërehet një polarizim i dyfishtë dhe kaos informativ në nivel ndërkombëtar.
Raporti i këtij viti i cili ka përfshirë gjithsej 180 vende, ka konstatuar dhe efektet negative që japin në shoqëri lajmet e rrejshme të cilat publikohen nëpër media online si tip propagande.
Shteti norvegjez qëndron në majë të këtij rangimi sa i përket lirisë së mediave, ndërsa si vendet më të dobëta janë ranguar, Korea e Veriut në vendin e 180 së bashku me Etiopinë dhe Iranin, ndërsa afër tyre edhe Mjanmar në vendin e 176 si dhe Kina në vendin e 175.