A e harroi LSDM konceptin “një shoqëri për të gjithë”?
PREJ SE IKU ZAEVI, PARTIA NUK FLET MË SHQIP
Promovoi konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, e në kohën kur sulmohej nga të gjitha anët për votimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Zaev u bë mbrojtësi më i madh i ligjit.
ZORAN ZAEV, ISH KRYETAR I LSDM-SË
I bëj thirrje VMRO DPMNE-së sepse ata paralajmëruan politika të reja ndaj shqiptarëve, tani është koha e duhur që ta bëjnë këtë.
Bota po ndryshon, është koha që edhe ne të ndryshojmë, me këtë ndryshim vetëm se do ta përmirësojmë kualitetin e jetës në Maqedoni.
Nuk duhet të frikësohemi, por duhet të gëzohemi sepse Ligji për gjuhët do të mundësojë përdorimin e gjuhëve, me qëllimin final që të merremi vesh në mes vete. Shtetet që janë marrë vesh në mes vete, nuk janë shpërndarë. Shtetet që janë marrë vesh, vazhdojnë para, drejt perspektivave të reja.
Amanetin të cilin ua la Zaev kryesisë së re, nuk po respektohet sa duhet.
Prej në dhjetor të vitit të kaluar, kur edhe u zgjodh kryesia e re dhe Kryetari i ri, ueb faqja e LSDM-së është jo funksionale. E pyetëm partinë në pushtet se a po heqin dorë nga koncepti “Një shoqëri për të gjithë”? E ata u përgjigjën kështu:
LSDM
Nuk ka ndryshime, LSDM komunikon edhe në gjuhën shqipe dhe këtë e shohim si vlerë që u mundëson qytetarëve shqiptarë të cilën flasin gjuhën shqipe që të kenë qasje më të lehtë dhe më të thjeshtë tek informatat zyrtare të partisë.
Bëhet fjalë për një stagnim disa mujor për shkak të ekipimit që është duke u bërë. Për shumë shpejtë kohë, prej muajit të ardhshëm, faqja rregullisht do të mirëmbahet.
Në takimin e fundit jo formal me gazetarë, ish kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se beson fortë që Kovaçevski është personi i duhur për të vazhduar aty ku ai e la me konceptin “Një shoqëri për të gjithë”.