Rajon - Botë

Gazetarja e Evropës së Lirë humb jetën në sulmet ruse në Ukrainë

Një gazetare e Radios Evropa e Lirë humbi jetën në Kiev, pas sulmit me raketa të Rusisë në ditën kur Guterres vizitonte vendin.

Pamjet tregojnë momentin kur ekipet e shpëtimit nxjerrin trupin e producentes nga rrënojat e një godine banimi në Kiev.

Radio Evropa e Lirë tha në një deklaratë se Vira Girich, e cila kishte punuar për byronë në Kiev që prej shkurtit të vitit 2018, ishte vrarë pasi një prej raketave kishte goditur pallatin ku jetonte.

Kjo është vdekja e parë e raportuar në sulmin e së enjtes në kryeqytet. Fillimisht, u fol vetëm për të plagosur, por kryebashkiaku Vitali Klichko konfirmoi më vonë se ishte gjetur trupi i një viktime.