Kryetari i Nju Jorkut jep llogari për 100 ditëshin e parë, të ftuar edhe biznesmenë shqiptarë nga Dibra (Foto)
Me një organizim madhështor në “Kings Theatre”, kryetari i ri i New Yorkut, Eric Adams, ka dhënë llogari për 100 ditëshin e parë të tij, si kryetar i kryemetropolës botërore.
Rasti i llogaridhënies, ka shërbyer edhe si rast për të vënë theksin te koloriti multietnik, multikulturor dhe multifetar i Nju Jorkut, ku të ftuar ishin figura të njofshme nga jeta fetare, kulturore, si dhe nga sfera e biznesit.
Në mesin e tyre ishte edhe çifti dibran Ylber dhe Vjollca Pilku, biznesmenë të njohur dhe të suksesshëm, që tani e 35 vite jetojnë në lagjen Brooklyn të Nju Jorkut.
Ata gjatë kohë janë të afërt me kryetarin Eric Adams, kurse gjatë fushatës parazgjedhore lobuan për fitoren e tij
“Jemi të nderuar të marim pjesë në këtë organizim. Kryetari i Nju Jorkut në 100 ditët e para në post e arsyetoi besimin të cilin e mori prej votuesve edhe pse sfidat janë të shumta në mbarë botën, kurse ato reflektohen posaçërisht në Nju Jork. Kjo na bën krenarë të gjithë neve që gjatë fushatës parazgjedhore lobuam për fitoren e tij”, thotë Vjollca Pilku, duek shtuar se nëse vazhdon me këtë politikë të suksesshme, Adams edhe gjatë kohë do të qeverisë në Nju Jork.
Bashkëshorti i saj Ylber Pilku, thotë se Eric Adams është edhe mik i madh i shqiptarëve.
“Kryetari i Nju Jorkut Eric Adams është plotësisht i vetëdijshëm për përkrahjen e madhe që ka marë nga komuniteti shqiptar në zgjedhje dhe është falenderues për çdo votë. Ai edhe më herët ka qenë mik i shqiptarëve, kurse tani kjo miqësi është forcuar. Jam i bindur se ai do ta dëshmojë me vepra konkrete afërsinë që ka me shqiptarët”, thotë Ylber Pilku.
Videon mund ta përcillni në këtë link: IMG_9645
Kryetari i Nju Jorkut duke bë shqiponjën
Foto: Ylber Pilku, Vjollca Pilku dhe Eric Adams, kryetar i Nju Jorkut