Maqedoni

Ministri Aliti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit: Libri është burim i dijes

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Admirim Aliti, sot ka marr pjesë në aksionin e realizuar nga Forumi Rinor i Alternativës në Kumanovë për rregullimin e një biblioteke në shkollën fillore në fshatin Sopot të Kumanovës.

Me këtë rast ministri Aliti, ka dhuruar disa libra për këtë aksion simbolik si dhe ka folur për vlerën që ka kjo ditë dhe libri në përgjithësi.

Ai ka sugjeruar tek të rinjtë dhe të rejat që të lexojnë sa më shumë si dhe të dhurojnë libra. Nuk kanë rëndësi pozitat shoqërore për të shprehur një mendim dhe kërkesë për tema që ushqejnë shpirtin.

Libri është burim i dijes dhe ushqim i shpirtit, theksoi ministri Aliti.