Deklarohet Zaev pas takimit me Selën dhe Gashin
Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se në takimin me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin është arritur përparim i theksuar dhe të njëjtin e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm. Ai tha se deri në fund të javës pritet të përpilohet teksti i zgjidhjes ligjore, pasi të konsultohen ekspertët juridik. Ai tha se pret që tani të debllokohen edhe ligjet në Kuvend, në veçanti pakoja e pestë ekonomike. Zaev nuk dha detaje nga marrëveshja por tha se janë 13 pika si kushte, njëra prej të cilave do të jetë e mjaftueshme për të marrë shtetësinë.
“Nuk dua të flas për detaje, pasi këtu jemi përfaqësuese të politikës. Tash duhet që ekspertët që të nominojnë si analizë, t’i vendosin në letër që përfundimisht të procesojmë zgjidhjen ligjore. Gjithsesi në atë pjesë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të inforojmë VMRO-DPMNE-në dhe Levicën pasi ata dhanë amendamente. Sot kemi bërë përparim të theksuar në zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm”-u shpreh ai.