Kolumna

Pse sot gati çdo i dyti shqiptar është ekspert në politikë?

Shkruan: Ejup Berisha

Kohëve të fundit lexues të nderuar nuk e kuptoj vetëm një gjë e ajo është se pse shumica e shqiptarëve janë bërë ekspert të politikës pasiqë të njëjtët e marrin guximin që me lehtësinë më të madhe të futen nëpër debate të ndryshme politike pa e pasur vendin dhe pa i poseduar njohurite e duhura intelektuale për këso lloje debatesh në te cilat teme kryesore janë fenomenet e ndryshme politike.
A i keni dëgjuar se si sot shumica e shqiptarëve flasin vetëm siperfaqsisht për shumicën e fenomeneveve që i përmenda më lartë, por të njëjtet nuk e sqarojnë apo nuk dinë ti sqarojnë asnjërin prej tyre. Ata psh tërë kohës flasin për Demokracinë por kur duhet të japin scarime plotësuese se cka paraqet ajo dinë vetëm të thonë shumë shkurt se Demokracia paraqet sundim i popullit, konform fjalës burimore antike greke Demos-popull dhe cratein-sundim. Pa ditur dhe pa e pasur fare parasyshë se sa mundësi apo dhe sa aftësi njerëzore dhe intelektuale ka populli që të qeverisë me institucionet komplekse të shtetit. Në jetë për shumicën e fenomeneve shoqërore pra për të pasur mundesi dhe guxim që ti scarosh për të njëjtat nevoiten jo vetëmse aftësi intelektuale dhe njohuri te duhura teorike por duhet të posedohen gjithashtu edhe aftësi udhëheqëse. Aftësite e tilla nuk i kanë shumica e njerëzve as këta ekspertët e shumtë të politikës, pra të tilla aftësi kanë shumë pak njerëz. Dhe meqë egziston një realitet i tillë për këtë arsye është instaluar sistemi politik zgjedhor demokratik. Pra në baze të tij tanimë në disa shtete mbahen zgjedhje që do të thotë se përmes tyre qytetarët i zgjedhin përfaqsuesit e tyre polik nëpër institucione shtetërore dhe publike me qëllim që këta të udhëheqin me to në emër të qytetarëve. Pse ndodh kjo sepse suppozohet se përfaqsuesit e zgjedhur të qytetarëve janë me te aftët dhe më të përgatiturit për bërjen e punëve publike që do të thote edhe për të qeverisur me shtetin. Por kjo gjithmonë nuk është kështu sepse të zgjedhurit e qytetarëve përher nuk kanë qenë dhe nuk janë njerëzit më të aftë dhe më të ditur të paktën për qeverisje të mirë, pasiqë në sistemet demokratike parapëlqehet qeverisja e mirë, që do të thotë se të zgjedhurit e qytetarëve gjatë marrjes së vendimeve të rëndesishme politike duhet ta kenë parasyshë zbatimin e vullnetit dhe interesit të shumicës së qytetarëve. Dhe cka ndodhë sot shumë shpesh përfaqsuesit e zgjedhur politik zbatimin e interesit personal dhe të ngushtë grupor e prezentojnë si realizim të interesit të përgjithshëm të qytetarëve. Pra ata në pushtet përher duke u munduar që vendimeve të cilat i miratojnë tu sigurojnë legjitimitet thonë se ky apo ai vendim politik miratohet në perpjekje apo dhe me qëllim të realizimit të interesit të përgjithshëm në shtet. Kjo nëse analizohet më tepër është përpjekje për të bërë manipulime apo dhe keqpërdorime nga ana e përfaqsueseve të zgjedhur të qytarëve.
Në demokraci nuk duhet të ketë vend për keqpërdorime e as për manipulime duke filluar nga këqpërdorimi i besimit sepse qytetarët përfaqsusesve të tyre politik u japin besim me qēllim që këta në mënyre të sincertë dhe të drejtë të qeverisin me punët shtëtrore dhe publike. Pra keqpërdorimet dhe manipulimet jo vetëmse që e ulin besimin dhe besueshmërinë e demokracisë por këto e rrënojne edhe beseshmerine ndaj përfaqsueseve të zgjedhur të qytetarëve. Në jetë keqpërdorime dhe manipulime bëjnë vetëmse njerëzit e ligë, pa moral dhe pa dinjitet. Ndërsa në demokraci njerëzit duhet të jenë të edukuar kjo nenkupton qe të njejtet duhet të jenë te sincertë, të ndershëm, të dinjitetshëm si dhe të moralshëm.Një personalitet i tillë i moralshëm nuk bën asnjëher keqpërdorime dhe manipulime me asgjë dhe me askend.Demokracia e parapëlqen vendosjen e barazisë dhe atë jo vetëmse të asaj politike por edhe të aasaj ekonomike dhe sociale. Barazia është njëra prej shtyllave kryesore të demokracisë prandaj pa të demokracia është jo vetëmse e paqendrueshme poe edhe jo e plotë. Në Demokraci nuk ka vend dhe nuk duhet të ketë vend as edhe për genjeshtrën. Pra gënjeshtra nuk duhet të ketë vend askund e posaqërisht në sistemet politike demokratike pasiqë njerëzit që gënjejnë mund ti bëjnë të gjitha punët e këqija sepse thuhet se gënjeshtra është nëna e të gjitha gjërave më të këqija dhe më të shëmtuara. Keshtuqë është mirë që njerëzit të mundohen që vend të sigurtë në politikë tu sigurojnë njerëzve të drejtë, të mdershëm dhe të moralshëm sepse me ta jo vetemse dialogu dhe marreveshjet politike por edhe kundershtimet dhe konfliktet janë më të lehta dhe më të përballueshme si dhe shumë më lehtë të zgjidhshme.