Kolumna

Europa duhet t’i përgjigjet fuqishëm Rusisë, ose do të sulmohet edhe vetë një ditë

Ejup Berisha

Ne nga politikanët në pushtet këtu në RMV presim sigurimin e ujit, bukës vajit, sheqrit, kripës dhe produkteve tjera të nevojshme ushqimore për jetën tonë. Të njëjtat gjëra duhet të sigurohen edhe në formë të rezervave shtetërore. Duhet thënë se këto janë shume të nevojshme dhe të domosdoshme që të sigurohen si dhe tu shperndahen qytetarëve në situata krizash sic është edhe kjo e fundit me krizën në Ukrainë. Një shtet i mirfilltë dhe serioz duhet të këtë domosdoshmërisht rezerva të mjaftueshme të mallërave të akumuluara nëpër depot shtetërore.
Nuk guxon të mos ketë rezerva të tilla sepse gjithmon mund të ndodhë e papritura dhe më e keqja.Posaqërisht tani që kater javë kur është hapur kutia e Pandorës me eskalimin e krizës Ruso-Ukrainase si pasojë e të cilës situata e sigurisë është përkeqsuar jo vetëm ne nivel rajonal por edhe në atë botëror. Pasojat e kësaj krize po ndjehen edhe në rajonin tonë por edhe këtu te ne në RMV përmes rritjes së cmimeve të mallërave dhe produkteve të ndryshme të cilat kane ndikim direkt e të pashmangshëm edhe në standardin e qytetarëve.
Prandaj duhet përgatitje dhe syqeltësi për tju përgjigjur këtyre situatave lidhur me rritjet e mëdha të cmimeve të të produkteve ushqimore të cilet mund të jenë faktore edhe për rrezikimin jo vetëm të standardit jetësor por edhe të egzistencës së qytetarëve. Nuk mjafton vetëmse deklarimi i cili më shume po tingëllon si lavd i përfaqsuesve të Qeverise se situata po ndiqet me vemendje se po ndërmerren masat e duhura për pergjigje adekuate ndaj situatës dhe se qytetearët nuk duhet të kenë brenga për gjendjen me rezervat shtetërore sepse të tilla ka mjaftueshëm. Këto qështje janë shumë serioze dhe jetike për shtetin dhe qytetarët prandaj hapsirë për lavde të panevojshme dhe fjale të kota nga përfaqsuesit e Qeverisë nuk duhet të ketë. Një gjë duhet të jetë e qartë situata është seriozisht e rënduar si në aspekt të cmimeve por edhe në aspekt të furnizimeve prandaj Qeveria duhet të jetë në nivel të kryerjes së obligimeve të saj në këtë aspekt. Punët nuk kryhen me fjalë por me veprime dhe akcione konkrete.
Situata në Ukraine është shumë serioze dhe e rrezikshme jo vetëmse brenda Ukranës por edhe në nivel nderkombëtar. Kjo situatë i ka rritur dhe shtuar rreziqet dhe sfidat e sigurisë dhe paqës botërore. Konfliktet e tilla ku autorë janë shtete që posedojnë armatim bërthamor sic është rasti me Rusinë e rrisin dhe e shtojne rrezikshmërinë për prishjen e sigurisë dhe paqës botërore. Shtetet të cilat ndjejnë superioritet në lëmin e paisjeve ushtarake dhe të armatimit nuk dorëzohen aq lehtë në luftërat të cilat i nisin dhe i zhvillojnë këto pra janë të përgatitura të shkojnë deri në fund. Nga ana tjëter koalicioni Properendimor kundër Rusisë i udhëhequr nga SHBA-të ku bëjnë pjesë edhe shtetet e Bashkimit Europjan akoma nuk janë konsoliduar mirë me qellim që ti kordinojne dhe shtojnë përpjekjet për ta ndalur invasionin e Rusisë në Ukrainë. Si duket varshmëria e shumicës së shteteve të BE-së nga burimet energjetike rusë si gazi dhe nafta po i pengon ato shtete që ta kundërshtojnë më me vendosmëri agresionin rus në Ukrainë.
Nëse kjo ndodh me një Gjermani por edhe me shtete tjera me ndikim politik, diplomatik, ushtarak dhe ekonomik në BE atëher kjo është tregues se BE-ja nuk është në gjendje ta ndihmon koalicionin perendimor me qëllim që ti thotë Ndal Rusisë në Ukrainë e nëse kjo është kështu atëher i njëjti koalicion nuk do të jetë në gjendje ti thotë Ndal Rusise edhe nëse kjo mundësishtë pas Ukrainës e sulmon psh Europën. Gjermania kohëve të fundit ka filluar ti kundërshtoj edhe sankcionet e plota ndërkombëtare ndaj burimeve energjetike ruse. Sa i përket Rusisë ajo në këto rrethana dhe në këtë konstelacion forcash në arenën ndërkombëtare është e gatshme ta sulmojë edhe Europën nëse kunderpergjigja e forcave kundër saj nuk është jo vetëm e fuqishme por edhe e vendosur. Rusia do të ndjehet superiore deri atehër sa nuk krijohet një barazpeshë forcash në arenën ndërkombëtare. Kjo barzpeshë nuk mund të krijohet me një Europe të përçarë, të pakonsoliduar dhe të pavendosur. Me hamendje nuk mund të behet asgjë me sukses.
Dhe derisa Rusia parapet rrezik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin botëror autoritetet tona shtetërore duhet të ndërmarrin masa, vendime dhe akcione që të sigurojne produkte te nevojshme ushqimore për nevoja të përditshme dhe me rezerva shtetrore por e njëjta duhet ti mbrojë edhe qytetarët nga rritja e cmimeve të produkteve ushqimore. Vend për lavdata dhe për fjalë të kota thash edhe më lartë nuk duhet të ketë. Nevojiten veprime dhe akcione konkrete dhe adekuate si kudërpergjigje efikase për situatën e rënduar në të cilën ndodhemi jo vetëm ne si qytetarë por edhe shteti ynë RMV.