Pse sot nuk po respektohen parimi i legalitetit dhe legjitimitetit në politikë?
Ejup Berisha
Politikanët janë njerëz të angazhuar në politikë, pra shumica e tyre janë praktikues të aktivitetit më kompleks shoqëror dhe njerëzor të politikës, ndersa një pakicë e tyre janë ideolog të politikës.
Politikanët ideolog janë njerëzit më të mencur dhe më intelegjent në politikë. Këta janë bartës të proceseve të mëdha dhe shumë të rëndësishme në skenën politike. Ne shqiptarët e Maqedonisë tanimë sic po i thonë e Veriut e kemi pasur një ideolog të madh politik ai ka qenë njeri intelektual i angazhuar në politikë i cili ka dhënë një kontribut të madh dhe shumë të cmueshëm në të. Të gjithë e njohim i njëjti ka qenë njohës i mirë i rrethanave, i teorisë dhe i filozofisë politike.
Ai gjithashtu ka qenë i urtë, i matur dhe i këndshëm në debate të ndryshme politike dhe shkencore. Besoj se mund ta dini se për kë e kamë fjalën pra fjalën e kamë për Arbër Xhaferin tanimë të ndjerë. Për ideologët politik politika nuk është vetëmse aktivitet i rëndomtë shoqëror dhe njerëzor por për ta ajo është shkencë.
Ideologët politik ofrojnë zgjidhje të duhura dhe adekuate për problemet dhe fenomenet e ndryshme politike. Ata e udhëheqin kombin në rrugën e duhur, të drejtë dhe të vërtetë prandaj me plot të drejtë të njëjtëve u thonë Lider.I tillë nuk është secili individ i angazhuar në politikë edhe pse mund të quhet i tillë në aspekt formal por në aspekt faktik shumë pak njerëz e meritojnë epitetin e Liderit. Pra lideri i vërtetë në aspekt intelektual duhet të jetë truri, mendja dhe arsyeja e kombit, ndërsa në aspekt praktik ai duhet të jetë syri, dora dhe këmba e kombit. Prandaj duhet pasur kujdes se kush zgjidhet për tu bërë politikan sepse ndonjëri prej tyre mund edhe të pretendojë ta luaj edhe rolin e liderit.
Edhe politikanët nuk kanë pozicion dhe rol konstant në politikë. Thuhet se individët e angazhuar në aktivitete politike janë të ngjashëm si malli pra edhe këta e kanë afatin e vlerjes dhe të skadimit. Kur kanë afatin e vlerjes politikanët janë të nevojshëm, të vlefshëm, të kërkueshëm dhe të domosdoshëm. Do të thotë se këta gjatë angazhimit të tyre politik janë krijues dhe ndërtues kjo është periudha kur politikanët krijojnë mundësojnë dhe zbatojnë vlera të duhura dhe të domosdoshme në ambientin politik. Pra gjatë periudhës sa janë të vlefshëm politikanët janë të përdorshëm kjo don të thotë se angazhimi i tyre në politikë është i arsyeshëm. Kur janë të tillë politikanët janë në rregull me ligjin apo veprimet dhe aktet e tyre në politikë janë në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore si dhe me aktet e tjera nënligjore. Me këtë rast të njëjtët e përmbushin parimin e legalitetit.
Kur u përmbahen ligjeve dhe veprojnë drejtë si duhet dhe në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve atëher politikanët e përmbushin edhe parimin e dytë politik dhe juridik atë të legjitimitetit. Pra me të këta jenë të pranueshëm në politikë. Sa i përket këtyre dy parimeve politikanët e ndershëm,serioz dhe parimor mundohen në masë të konsiderueshme ti përmbushin të dyja këto në aspekt real. Politikanët e tjerë nuk mundohen ta përmbushin asnjërin prej këtyre parimeve as atë të legalitetit e as atë të legjitimitetit në praktikë por vetëmse verbalisht tërë kohës thonë dhe shumë shpesh përsërisin citoj Se ne punojmë dhe veprojmë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet egzistuese dhe më tej thonë ne jemi legjitim apo veprojmë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Këto gjëra politikanët i përsërisin shpesh por kjo nuk don të thotë se shumica i zbatojnë të njëjtat parime. Ata politikan të cilët gjatë veprimeve dhe akteve të tyre politike i përmbushin parimin e legalitetit dhe me këtë edhe parimin e legjitimitetit janë pakicë dhe shumë të rrallë në politikë.Sot janë aktual dhe në modë politikanët të cilët nuk i kanë punët mirë as me parimin e legalitetit dhe as me atë të legjitimitetit sepse të njëjtë veprojnë kryesisht në bazë të parimeve, rregullave dëshirave dhe vullnetit personal të tyre. Prandaj kemi shumë situata të rrezikshme konfuze dhe konfliktuoze jo vetëmse në ambientin politik vendor por edhe në atë rajonal dhe botëror. I tillë është rasti me konfliktin e fundit të përgjakshëm në Ukrainë të shkaktuar nga veprimet e pakuptimta dhe absurde të Presidentit të Rusisë Vlladimir Putin.
Prandaj bashkësia ndërkombëtare nga ky i fundit duhet të kërkoj që ta respektojë rendin politik dhe juridik botëror veprim me të cilin i njëjti do ta përmbushte parimin e legalitetit por edhe të legjitimitetit. Këto i parime i përmbushin ata udhëheqës të shteteve të cilët kontribuojnë për të mirën dhe në dobi të paqës të sigurisë dhe të qetësisë botërore.Të tjerë individ të cilët veprojnë në dobi të interesave të tyre personale dhe në dëm të atyre të përgjithshme të njëjtët politikan duhet të cortohen dhe të sankcionohen.