Ministri Çupi vizitoi Misionin e Maqedonisë në Kombet e Bashkuara në New York
Gjatë ditëve të fundit të qendrimit të Ministrit të angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi në shtetin e Nju Jorkut, marrë në konsiderate ngjarjet e fundit të invazionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, një vizitë domethënëse ishte vizita e tij në Misionin e posaçëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Në shoqerim të drejtorit të Agjencisë për investime të huaja Emini dhe Konzulli gjeneral në Nju Jork Panev, në takim u prit nga UD ambasadori Dushko Uzunovski dhe diplomatja Katina Georgievska.
“U informuam për intenzitetin e lartë të punës së Kombeve të Bashkuara, që ndërlidhet me situaten e luftës Rusi-Ukrainë ndërsa në anën tjetër UD ambasadori u informua për masat e reja qeveritare në RMV si rezultat i krizës ekonomike dhe energjetike në vend”, njoftoi kabineti i ministrit të diasporës, Xhemail Çupi.