Sabotim i rrezikshëm në spitalin e veshkëve në Strugë, dikush preu tubat që bartin gazin në sallën e operacionit
Mjeku anesteziolog, i punësuar në Spitalin e Nefrologjisë në Strugë, ka raportuar dje se më 17 mars të këtij viti në periudhën prej orës 17 deri në momentin e kallëzimit, një autor i panjohur me përdorim të një objekti ka dëmtuar me dhunë tubat e gazit qendror të operimit që lidhen me dhomën e operimit të spitalit.
Sipas raportit, fillimisht është dëmtuar mbështjellja e jashtme, më pas në brendësi të tubit janë prerë me dhunë tubat e bakrit që prodhonin gaz mjekësor për në sallën e operacionit dhe më pas krimineli është larguar nga vendi.
Nga një ekip në Stacionin Policor Strugë është kryer këqyrje nga ku po marrin masa për zbardhjen e rastit.