Maqedoni

Taravari: A është përkthyer raporti gjerman për vrasjen e 14 tetovarëve në spitalin modular?

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetet sociale ka shkruar: “A u përkthy raporti gjerman për vrasjen e 14 tetovarëve në spitalin modular?!”. Taravari kërkon përgjigje mbi raportin gjerman që duhej të konstatonte shkaqet e djegies së kovid-spitalit modular në Tetovë, ku me më 8 shtator të vitit 2021 nga flakët që përfshinë spitalin, jetën humbën 14 pacientë, kurse 12 të tjerë mbetën të lënduar.

Në lidhje me: Djegia e spitalit modular në Tetovë, raporti gjerman në duart e prokurorëve vendas

Ndryshe, nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë në janar të këtij viti konfirmuan se raporti prej 7 fletëve ishte përkthyer dhe se i njëjti tashmë po shqyrtohej nga prokurorët vendas. Mirëpo, edhe dy muaj pas, ende nuk ka përgjigje zyrtare në lidhje me konstatimet nga i njëjti raport.