Regjistrohen 328 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 4 pacientë
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.535 testime për COVID-19, janë regjistruar 328 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 179 janë në Shkup, Prilep 21, Manastir dhe Kavadar 17, Kumanovë dhe Vels 10, Ohër dhe Kërçovë 9, Resnjë 7, Shtip 6, Gostivar, Strugë dhe Radovish 5, Gjevgjeli dhe Vallandovë 4, Tetovë dhe Koçani 3, Strumicë, Negotinë dhe Sveti Nikole 2 dhe nga 1 në Kriva Pallankë, Dibër, Berovë, Vinicë, Probishtip, Bogdanci, Kratovë dhe Demir Kapi.
Nga gjitsehj 328 rastet e reja, 65 janë riinfekimi.
Po ashtu janë regjistruar edhe 237 pacientë të shëruar dhe 4 të tjerë kanë humbur jetën.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 302.224 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 291.144 janë shëruar dhe 9.159 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 1.921./Telegrafi/