Nëse Rusia fiton në Ukrainë, do të shtohen apetitet e saj edhe ndaj shteteve tjera
Shkruan: Ejup Berisha
Nëse deri dje ne qytetarët kërkonim demokraci, për këtë të jeni të sigurtë se unë një gjë të tillë e kamë bërë vet më shumë se 20 vite të plota edhe pse fatkeqsisht kot sepse askujt nuk ju kujtua që të na e instaloj Demokracinë. Sot jemi të detyruar të kërkojmë siguri dhe shpëtim për ne dhe familjet tona,kjo nga ndonjë tendencë për prishjen e sigurisë dhe stabilitetit brenda shtetit tonë.
Lufta e Rusisë në Ukrainë është në nivelin më të lartë të një lufte reale dhe e njëjta po zhvillohet me ashpërsinë më të madhe të mundshme atje. Secili prej nesh duhet të parashtroj pyetjen se a ka koalicioni properendimor, të cilit i takojmë edhe ne, kapacitete diplomatike dhe ushtarake që të na mbrojë nga agresioni i mundshëm i Rusisë.
Informatat që vijnë nga terreni janë se edhe pse forcat ruse po përparojnë me shumë vështërsi ato megjithatë ndodhen në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës në Kiev. Dhe sipas një logjike nëse Rusia e nënshtron ushtarakisht Ukrainën atëherë me siguri se asaj do ti rriten apetitet që ta vazhdojë ekspanzionin edhe më tej në shtete tjera dhe me këtë rast shënjestër mund të jenë edhe shtetet e Ballkanit apo më konkretishtë edhe RMV-ja. Ne tanimë ndodhemi në listën e shteteve armike të Rusisë dhe logjikisht ne mund të jemi shënjestër e veprimeve të ndryshme të saj. Rusia nuk do të angazhohet direkt në ndonjë konflikt me Republikën e Maqedonisë së Veriut por vlersoj se indirekt mund të bëj ndonjë përpjekje për destabilizim të brendshëm këtu te ne.
Pra duke e pasur parasyshë një mundësi të tillë pyetje më reale dhe më logjike e cila realisht duhet të parashtrohet në raport me qështjen e sigurisë tonë është se a kemi ne kapacitete politike dhe institucionale që të mbrohemi nga veprimet destruktive të grupacioneve të caktuara të nxitura mundësisht nga ana e Rusisë këtu brenda në shtet. Pyetja mund të duket shumë tendencioze por është shumë e drejtë dhe reale. Unë flas për kapacitete diplomatike dhe politike sepse për ato ushtarake të gjithë ne e dimë ne mirë se nuk kemi pra flas për forcën e duhur ushtarake që si shtet të mbrohemi nga Rusia
Por të paktën a e kemi parasyshë se cfar mund të ndodhë në sferën e sigurisë së brendshme të shtetit tonë meqë lufta në Ukrainë është pjesë e një skenari më të gjërë të veprimeve të Rusisë.
Edhe pse si shtet anëtar i NATO-s për sigurinë, sovranitetin dhe integritetin teritorial kur bëhet fjalë për rrezikim të tyre nga faktorë dhe forca të jashtme duhet të përkujdeset Aleanca- veriatlantike. Por në raport me rreziqet dhe kërcënimet që vijnë brenda vendit kompetencat janë të institucioneve shtetërore pra këto duhet të ballafaqohen me to dhe pyetje shumë reale dhe e arsyeshme drejtuar atyre është se a janë të afta dhe të përgatitura këto të barten me rreziqet dhe kërcnimet që vijnë brenda vendit nga forca dhe grupacione të caktuara politike të cilat mund të mos pajtohen me pozicionimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtar si pasojë e ndodhive në Ukrainë. Ne jemi edhe pjesë e koalicionit properendimorë apo të koalicionit kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë,dhe shumë logjik mund të jetë reagimi i Rusisë ndaj neshë si shtet pra në konstelacionin e tillë të forcave raporti i saj nuk mund të jetë dhe nuk është miqsor ndaj RMV-së.Pra dueht lënë të hapura të gjitha mundësitë e veprimit të saj ndaj neshë.
Brengë e logjikshme e jona është se a ka ndonjë rrezik për destabilizim të brendshëm të situatës politike si rezultat i veprimeve të grupacioneve dhe forcave politike të cilat e përkrahin agresioin rus në Ukrainë dhe e kundërshtojnë pozicionimin e shtetit tonë në taborin kundërshtues të angazhimit rus në teritorin e Ukrainës.Psh gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në Serbi gjatë vitit 1999 ne këtu në vendin tonë kishim demonstratë të ashpër të organizuar nga grupacione nacionaliste që e kundërshtonin ashpër fushatën bombarduese të NATO-s në Serbi. Psh a mund të ndodhë ndonjë organizim i ngjashëm nën moton e përkrahjes së veprimeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
A kanë kordinim institucionet legjitime politike dhe të sigurisë në raport me ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vendin tonë. Konsideroj se këto duhet të jenë në kordinim të plotë jo vetëm mes vete por të njëjtat duhet të jenë në kordinim edhe me aleatët tanë me SHBA-të me NATO-n kjo me qëllim që të jenë të afta tu përgjigjen në mënyre adekuate sfidave dhe rreziqeve të mundshme të sigurisë së brendshme të shtetit tonë në rast të ndonjë rreziku të mundshëm të brendshëm dhe të jashtëm që mund të na kanoset këtu në RMV.