Maqedoni

Neziri: Pushteti, me vepra është përkrahës i bllokut rus

Deputeti i ASH-së Adnan Neziri i ftuar në “Rruga drejt”, vlerëson se anëtarësimi i vendit në NATO ka benefitet e saja dhe është një veprim që duhet të përshëndetet, për shkak se duke qenë anëtare të NATO-s ne tani kemi siguri. Megjithatë Neziri, kundërshtoi ashpër “Ballkanin e Hapur”, duke e vlerësuar si dështim të Qeverisë që vë në rrezik edhe shtetin fqinjë, Kosovën, shkruan Alsat.

“Me Ballkanin e Hapur veçanërisht pjesëmarrësit e bllokut shqiptarë të politikës, u deshtë të jenë të kujdesshëm dhe të rezistojnë, për shkak se këtu rrezikohej Kosova. Ne të gjithë e dimë se iniciativa për Ballkanin e Hapur ishte e iniciuar nga Serbia dhe kuptohet momentin kur Serbia nuk e njeh Kosovën, blloku shqiptar, politika shqiptare, në këtë rast përgjegjësia i ngel pushtetit por jo vetëm përgjegjësia po edhe përkrahja e cila ka qenë publike. Ka qenë një gabim i cili tani ka dal në refleksion…me këto ekzebicione dhe me këto aktivitete, lidhur me këtë projekt është dashur të jetë e kujdesshme për shkak se këtu përfitues do të dilte dhe del Serbia. Nëpërmjet këtij projekti mund ta rrezikojnë rajonin dhe janë me vepra përkrahës të bllokut rus”, tha Adnan Neziri, deputet i ASH-së. /Alsat.mk