Kolumna

“Edvini mos të sillet si Putini!”, Shqiptari i revoltuar nga diaspora mesazh Edi Ramës!

Shkruan: Agron Damzi, Nju Jork (Dibër, Shqipëri)

Edhe pse jemi mijëra kilometra larg vendlindjes, ndajmë revoltën me bashkëatdhetarët tanë që po dhunohen nga regjimi i Edi Ramës, vetëm pse dëshirojnë në protesta paqësore ta shprehin revoltën e tyre të drejtë kundër rritjes marramendëse të çmimeve.
Arrestimi i protestuesve që shprehin revoltën e tyre është metodë që e përdorin regjimet diktatoriale, siç po e përdor regjimi i Vadimir Putinit kundër qytetarëve paqësorë të Rusisë të cilët po protestojnë kundër luftës në Ukrainë. Si duet këto metoda antidemokratike Edi Rama i ka mësuar në takimet me Lavrovin, krahun e djathtë të diktatorit rus, por edhe në takimet me Vuçiqin, të deleguarin e Putinit në Ballkan.
Mirëpo ne të gjithë në diasporë kemi një porosi të shkurtër: Edvini mos të sillet si Putini! Është porosi që përmes neve në diasporë po e përçojnë edhe bashkëatdhetarët tanë, që vazhdimisht na thërrasin e na shkruajnë, duke kërkuar ndihmën e diasporës për të rrëzuar regjimin e “Rilindjes”.
Nëse e kërkon nevoja ne jemi të gatshëm të vijmë në vendlindje dhe assesi të mos lejojmë instalimin e një diktature sipas yrnekut të asaj në Rusi. Shqiptarët e kanë flakur një herë e përgjithmonë diktaturën dhe nuk pranojnë më asnjëherë, po sikur edhe të ngjallet nga varri ideologu i veprimit politik të Edi Ramës.
E paralajmërojmë diktatorin në tentativë, por edhe përkrahësit e tij, të mos e nënçmojnë fuqinë e shqiptarëve dhe të diasporës shqiptare. Mos të mendojnë se nuk kemi dëshmi për mënyrën se si po përpiqen të na kthejnë në vitin 1945.
Bashkëatdhetarët çdo ditë na shkruajnë e na dërgojnë dëshmi se si janë blerë votat që nga Dibra e deri në Durrës, duke u futur shtëpi për shtëpi e duke pagua nga 250 e 300 euro për vota. Kanë pëdorë metoda perfide, por edhe qytetarët nuk kanë ndenjur duarkryq. Kur të vijë dita me siguri do të dalin ato dëshmi në siqpërfaqe dhe do të dëshmojnë para organeve të drejtësisë për masakrën e bërë elektorale, që do tia kishin lakmi edhe diktatorët më të mëdhenj.
Sepse metodat që kalojnë në Rusi nuk kalojnë tek shqiptarët. Së shpejti do vijë dita dhe gjithçka do del në sipërfaqe. Kurse imitatori i Putinit duhet ta ketë të qartë se sa më i keq të jet sot ndaj qytetarëve të Shqipërisë, aq më të vrazhdët do të jenë ata nesër ndaj tij.