Maqedoni

Sela: BDI emëroi ambasador në OKB njeriun që i ka përgjakur shqiptarët

Mënjeherë pasi Ministria e Punëve të Jashtme, shpalosi propozimet për Ambasadorë të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Kanada, OKB, ka reaguar kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, shkruan gazeta LAJM. Gjatë një paraqitje para medieve, Sela, tha se është skandaloze që Maqedonia e Veriut të përfaqësohet në OKB nga një njeri që sipas tij, i ka duart me gjak.