Drejtori i ESHPI, Ibush Jusufi realizoi vizitë të frytshme në Gjenevë
Drejtori i ESHPI-së morri pjesë në Komitetin e 42-të Ndërqeveritar për Pronësinë Intelektuale dhe Burime Gjenetike, Njohuri Tradicionale dhe Folklor, i cili u mbajt nga 28 shkurt deri më 4 mars 2022 në Gjenevë të Zvicrës.
Gjatë qëndrimit të tij, Jusufi realizoi një sërë takimesh të ndryshme.
Ai u mirëprit nga ambasadorja Teuta Agai Demjaha, me ç’rast u diskutua për forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Gjithashtu, Jusufi takoi përfaqësuesit e OBPI-së (WIPO) për t’u koordinuar mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit, si anëtare e kësaj organizate.