Sali takim pune me Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva
Bekim Sali Ministër i Shëndetësisë realizoi sot takim pune me Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva. Si temë referimi ka qenë shkëmbimi i përvojave dhe sfidave me të cialt përballen të dyja vendet, si dhe bashkëpunimi aktual në shëndetësi mes dy vendeve.
Në atmosferë miqësore dhe konstruktive u zhvillua takimi i sotëm me Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva. Takimi u përqendrua në shkëmbimin e përvojave dhe sfidave me të cilat përballen të dyja vendet në përballjen me pandeminë. Së bashku ramë dakord që të vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen, me theks në trajnimin e stafit mjekësor, si dhe ndihmën e mundshme nga donacionet nëse është e nevojshme. Falënderime për vizitën e Ambasadorit Ludva dhe besoj se këto takime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke përmirësuar bashkëpunimin aktual në shëndetësi mes dy vendeve, tha Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.