Arsim

Për ta festuar ditën e shkollës së parë shqipe dhe të mësuesit duhet plotësuar disa kushte

Ejup Berisha

Një popull që e madhëron mësuesin vetëm gojarishtë e jo edhe faktikisht ai popull nuk e do as mësuesin por as edhe arsimin. Një elitë politike që nuk e stimulon moralisht dhe materialisht kuadrin arsimorë që ta kryej misionin e vetë të shenjtë edukimin dhe arsimimin e fëmijëve atëher ajo elitë politike bën blof sikurse ata që merren me bixhoz.

Pra elitat politike mund të thonë tërë kohës se e duan arsimimin por edhe më shumë zhvillimin dhe përparimin e arsimimit dhe të edukimit të nxënësve por këto janë vetëm fjalë dhe zotime të kota.

Edhe njerëzit e bixhozit tërë kohës thonë se e duan buxhetin familjar dhe familjen por duke lozur tërë kohës nëpër Kazino dhe duke humbur në lojëra të ndryshme fati familjarët e tyre shepsh herë i lënë edhe pa bukë. Nuk mundet të udhëhiqen politika arsimore në një shtet dhe ato të mos jenë në funkcion të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së arsimit të një kombi.

Nuk janë dashamirë të arsimit ata prind të nxënësve nëse këta nuk i edukojnë fëmijët e tyre në shtëpi dhe tu tregojnë fëmijëve se si këta duhet të sillen me urtësi, me maturi, respekt dhe me admirim ndaj mësuesve dhe mësuesve të tyre. Nëse nxënësit janë të edukuar dhe të përkushtuar që të mësojnë shumë dhe të jenë të qetë dhe të urtë në shkollë atëher këta u ndihmojnë edhe mësuesve që të jenë efektiv dhe efikas kjo do të thotë të jenë të sukseshëm në procesin edukativo arsimor. Nëse një shtet nuk e paguan mundin dhe angazhimin e kuadrit arsimor si duhet dhe sa duhet përmes sigurimit të pagave të larta dhe të arsyeshme atëher ai shtet dhe komb nuk e don jo vetëm kuadrin arsimorë por edhe arsimimin në përgjithësi.

Prandaj mos ti duam mësimdhënësit dhe arsimimin vetëmse me fjalë të kota vetëmse në ditë festash por ti duam këto edhe me verpra dhe me kontribut konkret. Me këtë nuk tregojmë respekt, e konsideratë dhe dashuri vetëmse ndaj arsimimit dhe kuadrit arsimorë por edhe ndaj nxënësve apo fëmijëve tanë.Prandaj për të festuar dita të shënuara në sferën e arsimimit dhe edukimit sic është 7 marsi nevoitet plotësimi i disa kushteve elementare.Pa to ska festë e as dashuri dhe respekt ndaj mësuesve dhe ndaj arsimit e aq më pak ndaj nxënësve në përgjithësi.