Dy shtetas të Maqedonisë arrestohen në Rusi, ja emrat e tyre!
Në Moskë janë arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për kontrabandë me drogë
TOP LAJMEVENDIby KLAN MACEDONIA on MAR 6, 2022 83 VIEWS
FACEBOOK
auto_arresimet1646040591
NGA MPB-ja NUK POHOJNË PËR SHKRIMIN E “GAZETA.RU”
Një gjykatë në Moskë ka dhënë urdhër për paraburgim në kohëzgjatje prej dy muajsh për dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për posedim të pretenduar të drogës. Portali “Gazeta.ru” shton se i arrestuari Filip Dimishkovski punon në partinë VMRO-DPMNE, duke u thirrur në të dhënat që vetë i ka publikuar në rrjetet sociale. Për momentin nuk kemi konfirmim nga MPB-ja se edhe në vend ka të dhëna që lidhen për kontrabandë me drogë nga dy të arrestuarit.
Gjykata shtetërore në Moskë të hënën ka miratuar arrestimin e një çifti bashkëshortor nga Maqedonia e Veriut, shkruan portali “Gazeta.ru.” Ne tekst thuhet se bëhet fjalë për persona të lidhur me “kontrabandë të mjeteve narkotike të përmasave të mëdha”, për çka pason dënimi me burg prej 20 vitesh. Vendimi për paraburgim ytë Filip dhe Snezhana Dimishkovski, siç përcjell portal, është marrë më 28 shkurt në gjykatën Ostank.
Në tekst shtohet se autoritetet ruse në lidhje me rastin kanë kërkuar informacione përmes telefonit nga partia politike VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh që i arrestuari Filip Dimishkovski në Facebook ka publikuar se është i punësuar në parti. Për momentin nuk ka informacione nga policia e Maqedonisë së Veriut nëse për personat në fjalë edhe në vendin tonë janë në dispozicion informacionet të lidhura me kontrabandën e drogës. Ne fund të tekstit media ruse thekson se “gjatë vitit të kaluar autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur dy diplomatë rusë për persona non grata” dhe i kanë dëbuar nga vendi dhe më pas vijoi masa reciproke nga ana e Moskës./KlanMacedonia/