Gashi: Ka vetëm një rast në histori si sakrifica e familjes Jashari
Ka plot raste në histori kur njerëzit kanë sakrifikuar shumëçka për idealin e lirisë, por është vetëm një rast që në altarin e lirisë ka falur gjithçka.
Është ky Adem Jashari, që duke rënë bashkë me 58 anëtarët e familjes së tij, u bë fidan që e vrau frikën, e ngjalli guximin dhe e ndezi shpresën.
Edhe sot, 24 vjet pas kësaj rënie heroike, ai vazhdon të jetë burim frymëzimi se lirinë e fitojnë vetëm ata që janë të gatshëm ta japin jetën për të.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për familjen Jashari, ndërsa emri i tyre gjithmonë le të jetë flakë e dashurisë për atdheun!
Afrim Gashi