Maqedoni

Me emërimin e drejtorit të Fondit Pensional, Dritan Bexheti, rriten pensionet

Me emërimin e drejtorit të Fondit Pensional, Dritan Bexheti nga radhët e Alternativës janë rritur pensionet.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Bexhetit:

Lajm i mirë për pensionistët

Fondi Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përcaktuan metodologjinë e re për llogaritjen e pensioneve në muajin mars dhe shtator, me të cilën mbi 326.000 pensionistë do të marrin pensione më të larta.

Kështu, pensioni mesatar në vitin 2022, krahasuar me vitin e kaluar, do të jetë më i lartë duke marrë parasysh koston e jetesës dhe rritjen e pagës mesatare në vendin tonë.
Me rëndësi është që kjo është një zgjidhje sistematike dhe bashkë me të nuk do të ketë rritje të shkallës për kontributet e pensioneve.

Qeveria, duke pasur parasysh krizën energjetike dhe të çmimeve tjera në vend, në këtë mënyrë siguron mbështetje direkte për pensionistët nga 1000 denarë në muajt mars, prill dhe maj 2022.