Ndërroi jetë simboli i arsimit dhe rezistencës kumanovare ndaj komunizmit, Naim Ibrahimi
Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. Të nderuar miq, para pak çastesh, pas një sëmundjeje të rëndë, kaloi në amshim axha im, simboli i shqiptarisë, Naim Ibrahimi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e për kohën do t’ju njoftojmë më vonë. Lamtumirë axha Naim ! Ishe përndritës dhe luftëtar i paepur për shkollim dhe kauzë kombëtare…Zoti të mëshiroftë atje ku vete, sepse këtu ku ishe hoqe të zinjtë e ullirit. Krenar që të kishim !
(Ardian Ramadani, familjar)