Kuvendi shkarkoi Fadil Zendelin nga anëtar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime
Kuvendi me 61 vota për shkarkoi anëtarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime Fadil Zendeli. Shkarkimi i Zendelit nga pozita e anëtarit u kërkua pasi shumica synonte të ketë shumicën e votave në Komisionin për zgjedhje dhe emërime për te zgjedhur anëtaret e rinj të Gjykatës kushtetuese dhe për emërime te tjera, shkruan Alsat.
Opozita vlerëson se shkarkimi i Zendelit kërkohej me qëllim që pushteti të bëjë emërime partiake neper institucione.
Problemi me shumicën në komisionin për zgjedhje dhe emërime u krijua pasi Besa kaloi nga pushteti në opozite dhe situata e re pushtet-opozitë nuk përputhej me përbërjen nëpër komisionet parlamentare./Alsat.mk