Darko Kaevski emërohet si zëdhënës i ri i LSDM-së
Në seancën e mbrëmshme Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së Darko Kaevski është zgjedhur zëdhënës i partisë pasiqë Konstantin Kostadinov është zgjedhur kryetar i komunës së Strumicës.
Kaevski është deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Kaevski ka qenë drejtor i Agjencisë për rini dhe sport, ndërsa më parë ka punuar në sektorin privat, njoftuan nga kjo parti.