Maqedoni

Fetai: Open Balkan është Kali i Trojës i Putinit në rajon, Shqipëria dhe RMV duhet të tërhiqen nga kjo nismë e dëmshme

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) në një prononcim për Euronews Albania ka folur për nisën “Open Balkan” (Ballkani i Hapur) tha se është Kali i Trojës i Putinit në rajon, përcjell in7

Fetai theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të tërhiqen nga kjo nismë e dëmshme një ditë e më parë.

“Unë besoj që me këto zhvillime të ditëve të fundit nisma Open Balkan është e vdekur. Është më se e qartë se pjesëmarrja e Shqipërisë dhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një nismë të tillë me Republikën e Serbisë në një far mënyre paraqet një rrezik që kjo nismë të transformohet në dorë të zgjatur të Federatës Ruse në Ballkanin Perëndimor, sepse Serbia është e qartë se nuk do të ndëprej marrëdhënjet e tyre politike, ekonomike me Rusinë përkundrazi ekziston rreziku i thellimit të tyre sepse Rusia është gjithnjë më e izoluar dhe i ka ngelur fare pak partner nëpër botë dhe Serbia është i vetmi partner”, theksoi Fetai.

Ndryshe, janë nënshkruar disa marrëveshje në mes të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të nismës rajonale “Open Balkan”.

Udhëheqësit e tri vendeve të nismës Open Balkan përfshin deri tani vetëm Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rama, Vuçiq dhe Zaev firmosën këtë marrëveshjen për qasjen e lirë në tregun e punës dhe marrëveshjen për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor./in7.tv/