Rajon - Botë

Afër 836 mijë refugjatë lëshuan Ukrainën që nga 24 shkurti

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se 835,928 refugjatë kanë lëshuar Ukrainën që nga 24 shkurti.

Më shumë se gjysma e tyre (453,982) ikën përmes Polonisë. 116,348 të tjerë shkuan në Hungari, sipas UNHCR.

96,000 njerëz të tjerë u zhvendosën në Federatën Ruse nga rajonet Donetsk dhe Luhansk midis 18 dhe 23 shkurtit. Këto dy rajone kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Kremlini në shkurt i njohu ato si shtete të pavarura në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.