Ushtria ukrainase hyn në territorin e Rusisë, okupon një bazë ushtarake me armatim nuklear (Video)

Aktualisht, forcat pro-ukrainase kanë pushtuar një bazë ushtarake në territorin rus, “Belgorod-22”, pranë Gryvoron. Rusia është alarmuar sepse në bazë ishin vendosur raketa bërthamore taktike.

“Legjioni rus i Lirisë”, formacion anti Putin, njoftoi se baza u okupua së bashku me armët bërthamore, ndërsa Drejtoria kryesore e Inteligjencës ruse, “GUR”, pretendoi se armët ishin evakuuar në një bazë tjetër.

Dhjetra ushtarë rusë janë raportuar të vrarë dhe arrestuar në territorin e pushtuar, së bashku me tanke dhe automjete të blinduara të sekuestruara. Është marrë nën kontroll infrastruktura e plotë policore.

Në këto momente nga Federata Ruse është shpallur një “operacion anti-terrorist” në Belgorod, kurse aviacioni gjithashtu është aktivizuar në rajon.

Pavarësisht se si përfundon ky episod, ky do të jetë një nga kthesat më të mëdha në historinë më të re ushtarake.

Ose siç tha sot kreu i “Wagner”, Yevgeny Prigozhin: “Ushtria ruse është e padobishme, nuk mund të mbrojë as territorin e Rusisë”.