May 10, 2024
Maqedoni

Murati: Në Maqedoni çdo ditë ka 10 mijë vende të lira pune!

Drejtor i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati në një intervistë për TV21 tha se në uebfaqen e këtij institucioni për çdo ditë janë të hapura nga 8.000 deri në 10.000 vende të lira për punësim. Murati theksoi se më tepër kërkesa për punë ka në sektorin e IT-së dhe hotelerisë dhe gastronomisë.