Rajon - Botë

Kundërsulm i shpejtë i forcave ukrainase, shkatërrojnë forcat ruse në aeroportin e Kievit

Zyrtarë ukrainas thonë se ushtria ka arritur të rimarrë nën kontroll aeroportin Antonov në periferi të Kievit.

Këshilltari i shefit të zyrës presidenciale Oleksii Arestovych në Ukrainë ka thënë se forcat ruse janë shkatërruar plotësisht pas një kundërpërgjigje nga trupat ukrainase.

“Forca sulmuese ruse në aeroportin Hostomel u shkatërrua plotësisht. Objekti është tërësisht nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha Arestovych.

Aeroporti që ndodhet vetëm 25 kilometra nga Kievi ra në duart e forcave ajrore ruse mesditën e sotme pas një sulmi me dhjetra helikopterë.