Ali Ahmeti vizitoi Edi Ramën në Tiranë, Korridori 8, Rruga e Arbërit pjesë e bisedimeve
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Tiranë ka realizuar takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Në takim, fokus i bisedimeve ishte koordinimi ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore si Korridori 8, lidhja hekurudhore përgjatë saj, Rruga e Arbërit, qasje më e lehtë përmes tyre në portin e Durrësit, vendkalimi i përbashkët kufitar, lidhja energjetike Manastir – Elbasan dhe shumë të tjera, informon Zhurnal.
Dy palët kanë biseduar edhe për dialogun me Bullgarinë dhe pritshmëritë për zhbllokim të rrugëtimit të përbashkët mes dy vendeve.
Rama e Ahmeti, kanë shprehur shqetësimin e tyre për eskalimin e situatës në Ukrainë.