Alternativa dhjetëtish më e fuqishme se PDSH-ja në Qeveri, Thaçi e quan parti të dobët!
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në emisionin Klan Debat duke komentuar Qeverinë e re ka folur edhe për ndarjen e kulaçit qeveritar.
Edhr lse Alterativa është dhjetëtish më e fuqishme se PDSH-ja në Qeveri, Thaçi e quan parti të dobët!
“Çështja e posteve është pak për t`i mashtruar disa persona të caktuar 5 apo 6. Postet janë të rëndësishme kur e ke partinë e fuqishme dhe ku partia jote merr pjesë në vendimmarrje të fuqishme, ndërsa Alternativa nuk është e fuqishme dhe sado që të ketë drejtori të forta ato varen nga partnerët e mëdhenj të koalicionit siç janë LSDM dhe BDI”, tha Menduh Thaçi.